Ballina Lajme Maqedoni Tentativë për grabitje dhe kërcënime me armë në Shkup

Tentativë për grabitje dhe kërcënime me armë në Shkup

Më 10.05.2024 në ora 23.18 në SPB  Shkup V.L. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 21:30 në Kej “Dimitar Vlahov”, në afërsi të objektit të MANU-së në Shkup, një person ka hyrë në automjetin e tij të pasagjerëve dhe i ka kërkuar para me armë, njofton MPB.

Marketing

MPB shton se më pas të dy me automjetin e personit janë drejtuar drejt bankomatit, ku personi me kartelat e pagesës së denoncuesit ka tentuar të tërheqë para, por nuk ka arritur.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version