Ballina Lajme Shqipëri Tentoi të kalonte me ID të falsifikuar, arrestohet në Durrës 21-vjeçari nga...

Tentoi të kalonte me ID të falsifikuar, arrestohet në Durrës 21-vjeçari nga Kosova

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit.

Një shtetas kosovar është prangosur pasi ka tentuar të kalojë në pikën kufitare me dokumente ID false.

Ndërkohë një tjetër shtetas i moshës 53 vjeç është prangosur pasi ka shkaktuar një aksident me makinën e tij në gjendje të dehur.

Marketing

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç,  banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.  Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç,  banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6,  duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm  dëme materiale.” – njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version