Ballina Lajme Shqipëri Tentoi të rrëmbente një person dhe më pa se qëlloi me armë...

Tentoi të rrëmbente një person dhe më pa se qëlloi me armë zjarri në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier i akuzuar për Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bëhet me dije se është arrestuar Viktor Selmanaj, banues në Patos, i cili, së bashku edhe me 4 persona të tjerë më 17 gusht të 2020 në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë Klaudjo Sulajn dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Selmanaj u shpall në kërkim, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, vendosi për të masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Marketing

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, ku vijojnë të jenë në kërkim 4 personat e tjerë.

Exit mobile version