Lideri i partisë politike greke Potami, Stavros Teodorakis i cili e përkrahu Marrëveshjen e Prespës në Parlamentin grek në intervistën për radion “Njuz247” zbulon se të njëjtët që tani nëpër sheshe kundërshtojnë Marrëveshjen, kanë kërkuar nga Potami që të votojë për të që të mos mbetet faji tek ata.
Në pyetjen e gazetarit se a është e vërtetë që nga Demokracia e Re kanë thënë “vendoseni Potamin që të votojë për Marrëveshjen e Prespës”, Tedorakis thotë” gjithsesi se është e vërtetë” dhe e sqaron konfirmimin e tij, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Ata persona të cilët kanë dalë tani në sheshe dhe thonë se çfarë është kjo që ndodhi me Maqedoninë dhe cilët janë ata të këqijtë që e kanë bërë këtë, janë të njëjtit të cilët thoshin mos hiqni dorë nga Marrëveshja, mos na e lini ne fajin. Kjo ishte sjella e tyre dhe mendoj se do t’i dënojë historia, sepse mendoj se populli tashmë filloi që të sjellë konkluzionet e veta”, sqaroi Stavros Teodorakis për “Njuz247”.