Tërë fshati zbrazet dhe shkojnë në gurbet

Heqja e vizave dhe kriza në Ballkan ka bërë që shumë vendbanime të boshatisen dhe banorët e tyre të shkojnë në gurbet. Por tragjedia të jetë më e madhe kur një fshat i tërë boshatis fshatin dhe ikin në gurbet.

Marketing

Kjo ndodhi me fshatin Stomanovo. Qindra banorë të këtij fshati janë shpërngulur drejt Spanjës. Bashkë me banorët ka ikur edhe kryetari i fshatit, të cilët kanë gjetur një vendbanim tjetër të përbashkët në Spanjë.

Sipas mediave bullgare, çdo i ri i këtij vendi ikë dhe planifikon të ikë nga vend, për shkak të standardit të ulët jetësor dhe mungesës së kushteve për jetesë, por edhe për shkak të jetës më të mirë që u ofrohet dhe mundësohet në vendet europerëndimore.

Përveç këtij fshati të lartpërmendur janë boshatisur edhe shumë fshatra të tjerë si: Gabrovo, Trnovo dhe Krxhali. Gjysma e popullësisë
bullgare jeton në vendet europerëndimore, por edhe në kontinente tjera.