Ballina Sport Tërhiqet edhe një futbollist nga kombëtarja e Zvicrës

Tërhiqet edhe një futbollist nga kombëtarja e Zvicrës

Pas Xherdan Shaqirit e Yann Sommerit edhe mbrojtësi i Newcaslte Unitedit, Fabian Schar të hënën ka njoftuar për pensionimin nga përfaqësuesja e Zvicrës në futboll.

Marketing

Schar ka zhvilluar 86 ndeshje me Zvicrën dhe ka kontribuar me tetë gola.

“Pas më shumë se dhjetë vitesh dhe 86 ndeshjeve për Zvicrën, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Unë kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në tri Kupa Botërore dhe tri Kampionate Evropiane. Kam përjetuar momente tepër të bukura me ekipin kombëtar dhe emocionet që kam mundur të përjetoj do të qëndrojnë me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Është gjithashtu koha për t’u thënë faleminderit shokëve të skuadrës, stafit dhe trajnerëve dhe sigurisht familjes time dhe atyre përreth meje. Mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët zviceranë që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve”, ka shkruar 32-vjeçari në rrjetet sociale.

Schar për kohë të gjatë ishte prej mbrojtësve kryesorë te Zvicra.

Marketing
Exit mobile version