Tërmet i fuqishëm godet Perunë (VIDEO)
Instituti Gjeofizik i Perusë (IGP) njoftoi se tërmeti kishte magnitudë 5,1 sipas shkallës Rihter, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e vlerësoi atë me magnitudë 5,5.
Një tërmet i fuqishëm goditi pjesën jugperëndimore të Perusë vonë të shtunën, sipas kohës lokale. Si pasojë, të paktën një person humbi jetën, ndërsa disa të tjerë u plagosën, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Sipas IGP-së, tërmeti ndodhi në orën 21:24 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 24 kilometrash, në jug të qytetit Çupaka, në provincën me të njëjtin emër.
Sipas raportimeve të para të mediave, disa ndërtesa janë shembur në zonën e prekur nga tërmeti.
Peruja goditet shpesh nga tërmete për shkak të përplasjes së disa pllakave tektonike. Së bashku me Kilin dhe Ekuadorin, vendi ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, e cila konsiderohet zona me aktivitetin më të lartë sizmik në Tokë, shkruan DPA.
Gempa berkekuatan M5.5 mengguncang wilayah Junín, Peru, pada 18 Juli 2026 pukul 21:24:39 waktu setempat (19 Juli 2026 pukul 09:24:39 WIB). Episentrum gempa berada sekitar 14 km barat laut Huancayo dengan kedalaman 22 km.
Hingga saat ini, sedikitnya 5 orang dilaporkan meninggal… pic.twitter.com/2pHTFa8uk2
— Info Gempa Dunia (@infogempadunia) July 19, 2026
