Një tërmet me magnitudë 8.1 ballë u regjistrua në brigjet e Zelandës së Re, 960 kilometra nga Tonga dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Menjëherë pas njoftimit, qindra njerëz u larguan nga zonat bregdetare të veriut të ishullit pas alarmit për cunami.
Pas disa orësh, alarmi për cunami u dërgua në të gjithë Paqësorin dhe që parashikonte dallgë të jashtëzakonshme drejt Australisë, Hawaiit, Fixhit, Samoas, Kolumbias, Ekuadorit, Kosta Rikas dhe Meksikës. Por pas kalimit të dallgëve më të mëdha banorët u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Valët më të mëdha kanë kaluar, paralajmërimi për tsunami ka mbaruar dhe për këtë arsye është e mundur të ktheheni në shtëpitë tuaja në Zelandën e Re”, njoftoi Ministri i Zelandës së Re i Konservimit të Trashëgimisë Natyrore, Kiri Allan, shkruan A2
Janë regjistruar tre tërmete, i pari me magnitudë 6.9 ballë, i dyti larg në det të hapur me magnitudë 7.1 dhe së fundmi i treti me magnitudë 8.1 ballë pranë ishujve të pabanuar të Kermadec. Në këtë zonë, rreth një mijë kilometra larg brigjeve të Zelandës së Re, janë raportuar lëkundje të tjera të forta, më e fundit me magnitudë 6.1 ballë.
Paralajmërimi për cunami preku edhe Kaledoninë e Re, ku Mbrojtja Civile kishte lëshuar alarmin për “një valë nga një në tre metra”, duke u bërë thirrje njerëzve të largoheshin nga plazhet dhe të ndalonin të gjitha aktivitetet e varkave.