Ballina Aktuale Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në Kosovë, e ne vendet tjera të Ballkanit.

Marketing

Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i cili ndodhi në ora 04:06 të ditës së enjte ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi.

Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.

Derisa Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.

Exit mobile version