Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra dhe ja sa ishte fuqia?

Në Maqedoninë e veriut sot u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.9 në afërsi të Resnjës.

Marketing

“Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në vend mëngjesin e sotëm në orën 05:56 me orën lokale”, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), përcjell INA.

Sipas informacioneve, epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në veri të qytetit të Resnjës.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 12 kilometrash.

Ky është tërmeti i tretë më i dobët që është regjistruar në vend gjatë javës së kaluar. Dy të mëparshmet kishin një magnitudë 2 dhe 2.3 të shkallës Rihter dhe ishin me qendër në zonën e Shkupit.

Marketing