Ballina Lajme Botë Tërmet prej 5.8 shkallë në Pakistan, 22 të vdekur

Tërmet prej 5.8 shkallë në Pakistan, 22 të vdekur

Të paktën 22 njerëz kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u lënduan kur një tërmet 5.8 shkallë të Rihterit goditi sot Pakistanin verior, thanë zyrtarë të qeverisë dhe policisë.

Marketing

Si pasojë e tërmetit janë dhjetëra ndërtesa dhe shtëpi të rrënuara, çarje në rrugë të mjaftueshme për të gëlltitur makina në Mirpur, një qytet në anën pakistaneze të Kashmir.

Epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në veri të Jhelam, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti Islamabad në një thellësi relativisht të vogël prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Trupat me ekipet e ndihmës ajrore dhe mjekësore dhe batanije, tenda dhe pajisje kuzhine u dërguan në zonat e rrezikuara.

Dëmi më i madh u shkaktua midis qyteteve Xhelam dhe Mirpur. Kryeministri Imran Khan shprehu shqetësim të thellë për dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti dhe i udhëzoi të gjitha departamentet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme.

Marketing
Exit mobile version