Pas dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme të ndodhura në Korçë, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të akordojë një fond prej 100 milion lekësh për banorët e prekur nga tërmeti.
Lajmin e bën me dije vetë kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili shprehet se: “Kemi akorduar një fond prej 100 milionë lekësh për banorët e prekur nga tërmeti i 1 qershorit.”
Kliko per me shume info
Kujtojmë se lëkundjet e forta, shkaktuan dëme serioze në dhjetra banesa në disa fshatra në Korçë, ku dy zonat më të prekura ishin ajo e fshatit Floq dhe Vidohovë, ndërsa banorët u detyruan të jetojnë në çadra.
Ndërkohë, sipas Shtabit të Emergjencave Civile në përllogaritjen paraprake të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, bëhej me dije se vlera e dëmit shkonte në 93 milionë lekë të reja.