Tërmetet në Shqipëri, Kërçova ndan 12 mijë euro

Këshilli i komunës së Kërçovës, në mbledhgjen e jashtëzakonshme të organizuar sot pasdite, miratoi vendimin për dhënien e ndihmës materiale në vlerë prej 12 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Marketing

Pas katastrofës së shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri dhe pasojave në njerëz dhe dëme materiale, Këshilli i komunës së Kërçovës, organizoi mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën u shpreh solidarizimi me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe ata që kanë pësuar dëmet materiale nga tërmeti që e goditi sot Shqipërinë.
Kryetari i Këshillit komunal të Kërçovës, në fillim të fjalës së tij, shprehu keq ardhje për situatën e krijuar në zonat e prekura nga dridhjet e tërmetit dhe kërkoi mbështetjen e këshilltarëve për miratimin e vendimit për të ndihmuar familjet që e pësuan nga kjo katastrofë natyrore. Ai vuri në dukje se ndihma e caktuar e Këshillit të Kërçovës për të prekurit e tërmetit në Shqipëri është 12 mijë euro, dhe propozimi i tij u miratua njëzërit nga këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje urgjente.
Pas katastrofës në Shqipëri, komuna e Kërçovës i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e planifikuara kulturore për festat e nëntorit.

Marketing