Ballina Lajme Botë Tërmeti goditi përsëri sot Turqinë, babë e bijë nxirren nga rrënojat e...

Tërmeti goditi përsëri sot Turqinë, babë e bijë nxirren nga rrënojat e qendrës tregtare (VIDEO)

Tërmeti goditi përsëri sot Turqinë, babë e bijë nxirren nga rrënojat e qendrës tregtare
Tërmeti që ra ditën e sotme në Malatya me magnitudë 5.6 gjeti shumë banorë të papërgatitur, ndërsa disa prej tyre u zunë poshtë.

Marketing

I tillë ishte rasti i babë e bijë, të cilët hynë në një godinë që shërbente si qendër tregtare për të marrë disa produkte, por u zunë poshtë nga rrënojat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit, ato u nxorën shëndoshë e mirë, ndërsa mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e nxjerrjes së tyre nga rrënojat.

Kujtojmë se nga tërmeti i sotëm humbi jetën një person dhe u plagosën 69 të tjerë. Autoritetet nga ana e tyre kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonat me rrezik, pasi lëkundjet sipas tyre do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Marketing
Exit mobile version