Tërmeti i fortë godet Izmirin, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur lagjen Buça në provincën turke të Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe familjet, i thanë Reutersit dy burime të sigurta qeveritare.

Ekzekutivi i djathtë i kryeministres Giorgia Meloni do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 3.4% e parashikuar në shtator nga administrata e mëparshme e Mario Draghit.

Një lëvizje e tillë llogaritet se do të lironte hapësirën buxhetore për masa mbështetëse me vlerë rreth 21 miliardë euro.Burimet e vendosura në dispozicion të mbështetjes së ekonomisë do të rriten nëse tendencat aktuale çojnë në një deficit më të ulët vitin e ardhshëm sesa 3.4% e PBB-së e parashikuar dy muaj më parë, thanë dy zyrtarët në fjalë.

Roma synon gjithashtu të mbledhë fonde shtesë duke shkurtuar një pjesë prej gati 9 miliardë eurosh të destinuara në vitin 2023 për një skemë të lehtësimit të varfërisë të njohur si “paga e qytetarëve”.

Masa vjen në kohën kur Meloni zhvilloi vizitën e saj të parë në Bruksel ku u takua me presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel. Një takim mjaft i rëndësishëm ishte dhe ai që pati më tej me komisionerin e ekonomisë së BE-së, Paolo Gentiloni, edhe ai vetë një ish-kryeministër italian, është përgjegjës për zbatimin e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së.

“Dua të përcjell në këtë mënyrë një sinjal të fortë mbi vullnetin tonë për të bashkëpunuar me BE-në dhe për të mbrojtur interesin tonë kombëtar”, deklaroi Meloni.

Financat publike të Italisë këtë vit kanë qenë më të forta se sa ishte parashikuar, ndërsa inflacioni ka ndihmuar në uljen e borxhit të madh të vendit