Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë, raportohen dëme materiale (Video)

Një  tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë këtë të martë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 6,3 i shkallës rihter.

Marketing

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Si pasojë e tërmetit një pjesë e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike. Nuk ka ende të dhëna për viktima apo të plagosur, ndërkohë që raportohen dëme të shumta materiale. Tërmeti i sotëm është shoqëruar edhe nga disa paslëkundje më të lehta.

Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa./

blob:https://www.facebook.com/1ac2ce69-9069-456f-9977-229ce5f47e1d

Marketing