Ballina Lajme Botë Tërmeti në Haiti, humbin jetën 29 persona (VIDEO)

Tërmeti në Haiti, humbin jetën 29 persona (VIDEO)

29 persona raportohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi ditën e sotme Haitin.

Marketing

Numri i viktimave është bërë i ditur nga drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Haitit, Jerry Chandrell. 17 persona humbën jetën në rrethin Grand Anse, 9 në qytetin e Cow dhe 3 në rrethin Nip, ku ishte epiqendra e tërmetit, në anën jugperëndimore të ishullit.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e qytetarëve që mund të kenë mbetur nënërrënoja. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi dhe dëme të mëdha materiale.

Marketing
Exit mobile version