Tërmeti tragjik, Edi Rama: Një mision shpëtimi niset sot nga Shqipëria për Turqi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkaktuara nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, ndërsa bën me dije se një mision shpëtimi nga Shqipëria do të niset sot për në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”-shkruan kreu i ekzekutivit.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm shteti turk është goditur nga një tërmet 7.8 ballë rihter.

Raportohet për mbi 500 viktima dhe 2 mijë të lënduar.

Mbi 1700 njësi banimi ose shtëpi tani më janë shkatërruar.

Presidenti Erdogan ka pranuar ngushëllime nga shumë liderë botërorë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF