Termin për mamografi në Shkup, vetëm pas tre muajve

Në të gjitha gjashtë institucionet shëndetësore në Shkup ku mund të bëhet mamografi nuk ka termine në tre muajt e ardhshëm. Kjo informatë mund të kontrollohet edhe në pjesën për termine në ueb-faqen e “Termini im”. Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA fokusin e vendosi në Programin nacional të skriningut për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Në mungesë të termineve, ndërkaq me qëllim të kontrolleve me kohë, gratë që dyshojnë dhe që kanë simptome janë të detyruara zgjidhjen ta kërkojnë në klinikat private.

Marketing

“Me qëllim që të lehtësohet caktimi, gratë marrin SMS porosi me kohën e saktë, ditën dhe institucionin shëndetësor për skrining mamografi dhe nuk kanë nevojë të lajmërohen tek mjeku amë për udhëzim. Për gra të cilave do t’u nevojitet të bëhen kontrolle shtesë si për shembull eko dhe biopsi, radiologu do t’i thërrasë në telefon dhe do të krijojë udhëzim për kontrolle shtesë”, qëndron në përgjigjen që MIA e kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Programin nacional për skrining të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, që filloi këtë muaj, prej 1 deri më 4 nëntor janë bërë skrining mamografi tek 156 gra.

Me këtë program skriningu duhet të përfshihen gratë prej 45 deri 69 vjeç të cilat nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit, si dhe gratë e moshës prej 40 deri 44 vjeç të cilat kanë anëtar në familje me kancer të gjirit apo ndonjë faktor tjetër shtesë të rrezikut. Shpesh ndodhë pacienti i cili tashmë ka termin të mos e shfrytëzojë, duke ia marrë vendin një personi tjetër.