Kërçova, ashtu si në të kaluarën, edhe sot, po rrezikohet për çdo ditë nga mundësia për epidemi të reja vdekjeprurëse, nga politikat e gabuara të pushteteve të njëpasnjëshme të BDI-së herë në bashkëqeverisje me VMRO-në e herë me LSDM-në, tha Abdulla Sejdini – kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, gjatë konferencës së sotme me gazetarët.
“Termocentrali në Osllome vazhdon të helmojë banorët e Kërçovës, për shkak të neglizhencës së institucioneve që ende as nuk mendojnë të vendosin filtra. Përveç kësaj, hapësira në rrethinat e Elektranës shpesh here shndërrohet në deponi ilegale që kundërmon gjithë rajonin dhe bëhet çerdhe e rreziqeve të ndryshme për shëndetin e banorëve të Kërçovës. Ju bëjmë thirrje zyrtarëve aktual që të kthejnë sytë nga Kërçova, të cilën ditëve të fundit e përmendin në vazhdimësi për përfitime partiake afatshkurtra.”,- tha kryetari i ASh-së në Kërçovë, Abdulla Sejdini.