Terrorizohet Vlora, vritet me breshëri plumbash 40 vjeçari (Foto)

Ky që shihni në foto është 40-vjeçari Gentian Qarri, viktima e atentatit të sotëm në Vlorë.

Marketing

40-vjeçari fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Qarri u qëllua me armë teksa ecte në këmbë nga persona të paidentifikuar. Ata udhëtonin me makinë dhe kanë qëlluar në lëvizje.

. Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u  djegur  një automjet i braktisur i markës “Toyota” me targë IKA 3066, i cili  dyshohet se ju përket autorit/ve.

Brenda mjetit ndodhej dhe një armë zjarri automatik, që po digjej. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Gentian Qarri rezulton i dënuar me burg në itali për trafik dorge, ndërsa pak vite kishte që kishte mbërritur në Shqipëri. Sipas hetimeve paraprake, një nga pistat kryesore të atentat është dhe larja e hesapeve.

Marketing