Ballina Aktuale Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus.

Marketing

Vlerësimi është gjashtë herë më i madh se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, raporton BBC.

Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa, tashmë janë të sigurtë nga koronavirusi.

Italia ka rreth 60 milionë banorë.

Marketing
Exit mobile version