Tetë të vrarë nga të shtënat në Kaliforni

Tetë persona u vranë në San Hoze të Kalifornisë në SHBA kur një person hapi zjarr në një parking hekurudhor, thanë autoritetet.

Marketing

Sulumesi, për të cilin autoritetet thanë se u vetëvra, ishte një punëtor i Autoritetit të Transportit, raportuan mediat.

Autoritetet nuk ofruan asnjë informacion për motivin e mundshëm të sulmit.

Një ekip i deminimit po kontrollonte oborrin pasi është gjetur të paktën një mjet shpërthyes, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i Sherifit të Qarkut Santa Klara, Russell Davis.

Davis tha përveç tetë vdekjeve të shtënat gjithashtu rezultuan me “dëme të shumta “.

Zyrtarët thanë se gjithashtu po hetonin një zjarr në një shtëpi që besohej se i përkiste sulmuesit. Davis tha se zjarri shpërtheu pak para se sulmesi të shtinte në drejtim të viktimave.

Objekti ku ndodhi të shtënat përfshin një qendër të kontrollit, parkim për tramvaje dhe një pjesë për mirëmbajtje.

Sulmuesi u identifikua si 57-vjeçari Sam Cassidy, sipas raporteve të mediave lokale.

Sulmi i fundit pason një rritje të rasteve të vrasjeve masive në SHBA derisa vendi po heq gjitha masat e kufizimit ndaj pandemisë, për shkak të të cilave u mbyllën shumë vende publike dhe njerëzit u detyruan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden urdhëroi që flamujt të ulen në gjysëm shtizë dhe i kërkoi Kongresit të angazhohet mbi legjislacionin për të frenuar dhunën me armë.