Ballina Lajme Botë Tetë viktima nga sulmet në 3 qendra masazhi në Atalanta, arrestohet një...

Tetë viktima nga sulmet në 3 qendra masazhi në Atalanta, arrestohet një i dyshuar

Tetë persona u vranë dhe një person u plagos në sulmet që ndodhën në 3 qendrat e masazhit në Atalanta. Mediat amerikane raportojnë se policia ka arrestuar personin që dyshohej se ishte autori i tre sulmeve. Ai është 21 vjeçari Robert Long, i cili ndodhet në paraburgim.

Marketing

“Pamjet në video tregojnë se ka shumë të ngjarë që i njëjti person të jetë përgjegjës për tre sulmet vdekjeprurëse të martën në qendrat e masazhit në zonën e metrosë në Atlanta, në Xhorxha”, tha policia të martën, raporton A2.

Dy nga të sulmet ndodhën në dy qendra masazhi në verilindje të Atalantës dhe tjetri ndodhi rreth 30 milje larg në Cherokee County në veriperëndim të qytetit.

Mësohet se mes viktimave janë edhe 6 gra aziatike. Krimet e urrejtjes kundër aziatikëve janë rritur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Exit mobile version