Ballina Lajme Maqedoni Tetova dhe Jegunoca të vetmet me mbi 40 për qind jehonë të...

Tetova dhe Jegunoca të vetmet me mbi 40 për qind jehonë të votuesve

Deri në orën 19:00 në komunat Tetovë dhe Jegunoc janë tejkaluar 40 për qind e daljes së qytetarëve për të votuar. Në Komunën e Tetovës nga 84.454 qytetarë, votuan 40,97 për qind, përderisa në Jegunoc nga 10.168 njerëz, votuan 40,52 për qind e votuesve të regjistruar.

Marketing

Edhe më tutje Komuna e Zhelinës mbetet me jehonë më të vogël të qytetarëve. Prej 23.926 qytetarë, vetëm 28,16 për qind votuan në një nga 35 vendvotimet.

Në Tearcë vërehen 36,42 për qind jehonë e qytetarëve, ndërkaq dalje e ngjashme është evidentuar edhe në Bogovinë me 32,10 për qind dhe Bërvenicë me 35,34 për qind.

Marketing
Exit mobile version