Në vigjilie të zgjedhjeve lokale , Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Dega më e madhe e këtij subjekti në Tetovë.
Gjatë një mbledhjeje të Degës ,ata kanë mbështetur fuqishëm liderin e partisë Ali Ahmetin ndërsa bashkërisht po bëhen gati për regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet lokale.
Dega e Tetovës në krye me kryetarin Florin Besimi, ka mbajtur takim me degët, me Forumin e gruas, Forumin rinor të Degës ndërsa më pas do të vazhdohet të ketë takime edhe me gjithë nëndegët.
Siç mëson TetovaSot, Dega e Tetovës do të vazhdojë të mbështet vendimet e Ali Ahmetit ashtu siç e ka mbështetur për zgjedhjet Parlamentare dhe qeverinë ashtu do të jap maksimumin për regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet lokale.
Ndryshe pas Tetovës mbrëmë një mbështetje të madhe liderit Ahmeti i dha edhe dega e BDI-së në Zhelinë ndërsa pritet që çdo degë e e BDI-së të rreshtohet pas Ali Ahmetit.