Tetovari mashtron dibranin se do t’ia nxirrte vizën gjermane për 500 euro

Me 14.12.2018 në ora 11.10 në Stacionin policor në Dibër E.M.(24) nga Dibra ka lajmëruar një mashtrim të kryer nga E.K.(29) me banim në fshatin Bogovinjë, Tetovë

Marketing

Pasi që personi që e ka lajmëruar në polici para një viti është futur në kontakt me E.K. tre herë i ka dhënë mjete materiale në vlerën prej 32.500 denar me qëllim që të marr vizë për në Gjermani, por pas pagesës së mjeteve nuk e ka marr vizën, ndërsa i padituri nuk është paraqitur në telefon edhe pse është kërkuar disa herë. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Marketing