Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër T.B 44vjeçar nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në fushën e sigurisë dhe pengim i personit zyrtar, në kryerjen e veprimeve zyrtare.
I nëjti më datë 21 janar të vitit të kaluar , në oborrin e Njësisë së zjarrëfikësve në Tetovë, pas një zënke paraprake verbale për shkak të veturës së tij, e cila ka qenë e ngritur nga shërbimi i karrotrecit e cila ka qenë gabim e parkuar, ka sulmuar fizikisht punonjësin e policisë dhe të punësuarin në Ndërmarjen publike “Parkingjet e qytetit” Tetovë, njofton policia e Tetovës.