Tetovë, denoncohet një personi i zhdukur para 3 vitesh

Në policinë e Tetovës dje është denoncuar një rast i pazakonshëm. N.T. 47 vjeçar ka denoncuar në polici se në tetor të vitit 2015 është zhdukur nipi i tij 23 vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm. Në buletinin policor nuk jepen sqarime se pse rasti është denoncuar pas tre viteve, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing

“Më datë 03.10.2018 në ora 12 e 50 minuta në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, N.T. (47) nga fshati Kamjan-Tetovë, ka njoftuar policinë se nga tetori i vitit 2015 në drejtim të panjohur është larguar nipi i tij V.R. (23) nga fshati Pallçisht I Poshtëm-Tetovë. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Marketing