Tetovë: Konfiskohen mbi 26 mijë fishekzjarrë, ka të arrestuar

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se zyrtarët policorë, gjatë kontrollit të planifikuar sot në orën 07:00 kanë konfiskuar 26.540 fishekzjarrë, mjete tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan.

Marketing

Siç thonë nga SPB Tetovë, mjetet janë konfiskuar gjatë kontrollit të planifikuar nga njohuritë e marra në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, në veturën e personit N.I nga Shkupi.

N.I. është arrestuar, ndërkaq mjetet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë.

Pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, thonë nga SPB Tetovë.

Marketing