Ballina Lajme Maqedoni Tetovë, ndalohen dy shtetas shqiptarë transportonin drogë me vlerë rreth 10 mijë...

Tetovë, ndalohen dy shtetas shqiptarë transportonin drogë me vlerë rreth 10 mijë euro

MPB ka lajmëruar se sot (06.01.2023) nga punonjës policie të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminale, A.N.(64) dhe F.T.(56), të dy shtetas të Republikës të Shqipërisë.

Marketing

Gjegjësisht, Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave pranë Departamentit të Policisë Kriminale, në koordinim me zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe policinë rrugore nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë ndaluar një automjet të “Mercedes” me targa të Shqipërisë e drejtuar nga A.N., në të cilën pasagjer ishte F.T. Për shkak të dyshimit se automjeti po transportonte drogë, në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë doganore, është kryer kontrolli i automjetit, gjatë të cilit u përdor edhe qeni i doganës.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e mjetit në një gomë rezervë u gjetën tre pako me marijuanë, në masën rreth tre kilogramë me vlerë totale 10 mijë euro. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe nga SPB Tetovë, pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit do të dorëzohet kallëzim penal në PTHP Tetovë.

Exit mobile version