Tetovë: Policia thirr për bisedë zyrtare 16 tifozë nga KF Shkëndija

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka identifikuar dhe thirrur për bisedë zyrtare 16 tifozë nga KF Shkëndija nga Tetova dhe në koordinim me Prokurorinë Publike-Tetovë ndaj tyre do të paraqesin parashtresë përkatëse, të njëjtit më 16.05.2021 kanë hyrë në fushën e stadiumit në Tetovë, derisa ndeshja midis KF Shkëndija – KF Shkupi ishte në zhvillim e sipër dhe kështu kanë shkelur rregullat për tifo gjatë ndeshjes, si dhe masat e parapara për të parandaluar përhapjen e “Kovid 19”. Ndërsa efektivët e policisë kanë ndërmarë masat dhe aktivitetet e duhura, duke siguruar kushte që ndeshja të mbaronte pa pengesa.

Marketing