Tetovë, prodhonin drogë arrestohet tetovari dhe 27 vjeçarja nga Probishtipi

Dje rreth orës 17.00, në rrugën ,,Ivo Ribar Lola,, në Tetovë, janë privuar nga liria, personi N.E. 46-vjeç nga Tetova dhe 27-vjeçarja A.H. nga Probishtipi, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale ,,Prodhim të paautorizuar, dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope, dhe prekusorëve.

Marketing

Gjatë kontrollit, 27-vjeçares A.H. i është gjetur, dhe konfiskuar heroinë, e cila do të dërgohet për ekspertizë, ndërsa tek personi N.E. janë gjetur dhe konfiskuar një shumë parash. Dy personat, janë mbajtur në stacionin policorë Tetovë, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojnë edhe padi adekuate.

Marketing