Teuta Arifi: Kemi punuar punë konkrete për të ndryshuar jetët tona

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi sonte në tubimin përmbyllës në sheshin e qytetit ka mbajtur fjalim rasti duke theksuar se BDI dhe ajo do të shënojnë fitore të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale duke u sjellë kështu tetovarëve një jetë më të mirë.

Marketing

“Ska kthim prapa, në kohërat kur dikush tjetër vendoste për fatin tonë, që me shumë sakrificë e kemi vendosur në duart tona. S’ka kthim prapa në kohërat e injorancës, se dritën e dijes e kemi sjellur në shtëpitë tona. S’ka kthim prapa në kohërat e degjenerimit të procesit votues, se që moti ne kemi vendosur parimet e veprimit demokratik në vendet tona. S’ka kthim prapa në të ashtuquajturat projekte fjalëboshe për Tetovën, ku për vite kemi punuar punë konkrete për të ndryshuar jetët tona”, ka theksuar Arifi.