Tevdovski: Me ribalancin, korrigjim minimal i të ardhurave dhe shpenzimeve

Në Komisionin amë të Kuvendit për financim dhe buxhet filloi debati rreth ribalancit të propozuar për vitin 2018 me të cilin bëhet korrigjimi minimal i anës së tij të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe sigurohet mbështetje plotësuese për komunat, Fondin e SPIM, Fondin për Sigurim Shëndetësor… Deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkalla e rritjes është reviduar në 2,8 për qind.

Marketing

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, duke e arsyetuar ribalancin e propozuar tha se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend në pajtim me lëvizjet e ekonomisë në Maqedoni, si dhe realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të RM-së për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë:

shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre.

Sqaroi se njëkohësisht me mbështetjen financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale, Qeveria propozon ndryshime të Ligjit për financim të NJVL me qëllim të vendosjes së rregullit fiskal për planifikim të të ardhurave personale të buxhetit themelor të NJVL-së.

“Planifikimi joreal i buxheteve të NJVL-së, përkatësisht planifikimit tejet optimsit të të ardhurave, është një ndër shkaqet për të cilat NVL krijuan obligime të pashlyera në vitet e kaluara”, theksoi Tevdovski.

Me ribalancin, Qeveria e rishqyrtoi shkallën e rritjes prej 3,2 në 2,8 për qind.

“Edhe përkundër rritjes së përshpejtuar ekonomike në tremujorin e dytë, i njëjti nuk ishte i mjaftueshëm që të kompensohet aktiviteti i dobët në tremujorin e parë, me çka rritja ekonomike në gjysmëvjetorin e parë është nën pritjet. Që këtej, projeksioni për rritjen reale të BPV-së në vitin 2018 është reviduar në 2,8 për qind (prej 3,2 për qind paraprakisht). Me atë rast, në periudhën në vijim pritet ruajtje e sinjaleve pozitive tek investimet private, si dhe ruajtje e rritjes së lartë të eksportit dhe kontribut të konsumit ndaj rritjes”, tha ministri i Financave.

Ministri njoftoi se në periudhën janar-shtator 2018 të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në vlerë prej 136.7 miliardë denarësh, që paraqet 70.6 për qind krahasuar me planifikimet për vitin 2018 dhe paraqet rritje për 4.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat tatimore për këtë periudhë arritën në nivel prej 82.9 miliardë denarë gjegjësisht të njëjtat shënojnë realizim prej 72.2 për qind krahasuar me planin për vitin 2018, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënojnë realizim të përmirësuar për 6.5 për qind. Në nëntë muajt e vitit 2018, të hyrat jo tatimore arritën nëntë miliardë denarë, ku dominuese janë të ardhurat jo tatimore të shfrytëzuesve të buxhetit në llogaritë e tyre.

Të ardhurat kapitale arrijnë në 1.7 miliardë denarë, gjegjësisht e tejkalojnë planin vjetor për vitin 2018, ku në strukturë hyjnë të ardhurat në bazë të shitjes së tokës, banesave dhe devidendave nga SHA Telekomi i Maqedonisë. Shfrytëzuesit e buxhetit realizuan dy miliardë denarë në bazë të donacioneve nga bashkëpunimit ndërkombëtar shumëpalësh dhe dypalësh.

“Realizimi i të ardhurave totale në periudhën e fundit të vitit është në nivel të kënaqshëm, por në raport me shumat e planifikuara me Buxhetin, e njëjta tregon se nevojitet korrigjim minimal i uljes”, theksoi Tevdovski, duke potencuar se shpenzimet totale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në periudhën janar-shtator 2018 janë realizuar në shumën prej 143.7 miliardë denarë, që paraqet 67.8 për qind krahasuar me shumën vjetore të planifikuar, gjegjësisht rritje prej 1.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe, sipas ministrit, në strukturën e shpenzimeve aktuale janë transfertat, për të cilat janë paguar 101.4 miliardë denarë, që është 75.5 për qind në raport me shumën vjetore të planifikuar. Gjatë vitit 2018 rregullisht kryen detyrimet shtetërore në bazë të përmbushjes së të drejtave për mbrojtje sociale të garantuar të popullsisë për dedikimin e të cilit u realizuan 6.3 miliardë denarë. Për pagimin e pensioneve u ndanë ,40,3 miliardë denarë ndërsa përmes Agjencisë së Punësimit janë realizuar mjetet në vlerë prej 867 milionë denarë për pagesën e kompensimit në para në rast të papunësisë dhe 603 milion denarë për masat aktive të punësimit. Për financimin e shërbimeve shëndetësore dhe kompensimeve janë paguar 21.7 miliardë denarë.

Nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, komunave u janë transferuar 11.6 miliardë denarë si bllok shtesa për financimin e kompetencave të transferuara, për të financuar shpenzimet materiale në institucionet publike lokale. Gjithashtu, janë transferuar edhe 1,7 miliardë denarë nga të ardhurat e realizuara të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Shpenzimet e kapitalit në periudhën e mbikëqyrur, theksoi ministri, janë realizuar në vlerë prej 6,6 miliardë denarë.
Në periudhën janar-shtator 2018, është realizuar deficiti i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në vlerë prej shtatë miliardë denarësh ose 1,1 për qind të PBV-së së parashikuar për vitin 2018, ndërsa borxhi qeveritar i Republikës së Maqedonisë më 30 qershor 2018 ka arritur në 4.3 miliardë euro, pra 40.3 për qind të PBV-së, ndërsa borxhi publik arriti në 5.1 miliard euro, ose 48.1 për qind të PBB-së.
Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat totale janë planifikuar në nivelin 192.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në shumën prej 210.5 miliardë denarë. Brenda këtyre kornizave të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara, deficiti është pak më i ulët (18.1 kundrejt planifikuar fillimisht 18.2 miliard denarë). Kështu, në raport me PBV-në, deficiti buxhetor është i pandryshuar dhe mbetet 2.7 për qind nga PBV-së.

Ministri shtoi se përveç mbulimit të deficitit, në vitin 2018, nevojiten 28.4 miliardë denarë për shlyerjen e borxheve të vjetra, me të cilat nevojat e përgjithshme të financimit në 2018, arrijnë në 46.5 miliardë denarë, të cilat do të sigurohen nëpërmjet një kombinimi të huamarrjes jashtë vendit dhe në tregun e brendshëm të letrave me vlerë të qeverisë.

Në pajtim me Rregulloren debati për ribalancin në Komision zgjat 10 ditë pune.

Marketing