Ballina Aktuale Tevdovski prezanton web aplikacionin

Tevdovski prezanton web aplikacionin

Ministria e Financave promovoi web aplikacionin përmes së cilës qytetarët do t’iu mundësohet një pasqyrë të qartë të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Sipas Ministrit të Financave Dragan Tevdovski, Buxheti i qytetarëve të Maqedonisë është bindshëm më i mirë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Marketing

“Ministria e financave për herë të parë ka publikuar buxhet qytetarë për rebalanacin për vitin 2017 dhe 2018. Ata kanë qenë të përpunuara nga ana e institucioneve, pra nga ana e Ministrisë së financave, kurse qëllimi ishte në mënyrë të thjesht dhe të qartë të shpjegohen elementet e reja detale të buxhetit të Maqedonisë e cila numëron më shumë se 400 faqe. Ai jep një pasqyrë të qartë të të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet, si dhe një mundësi për të bërë një krahasim edhe me periudhat e kaluara” – tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ndërkohë lidhur me propozim buxhetin për vitin 2019, VMRO-DPMNE përmes një konferencë për shtyp e cilësoi megalomane projektimin e tij, ndërsa vlerësuan se me këtë buxhet kaq të madh kjo, Qeveri synon ti varfëroj qytetarët.

“Buxhetin të cilin e propozon qeveria kriminale për vitin 2019 është megalomane dhe edhe më tej do ti varfëroj qytetarët e Maqedonisë. Këtë që bëjnë Zaev dhe Tevdovski është për të ardhur keq për kartelin e tyre qeverisës kanë planifikuar buxhetin më të madh në historinë e Maqedonisë. 3, 7 miliardë euro është shuma totale e buxhetit të këtij viti apo mbi 300 milionë euro më i madh se ai i vitit 2018 të cilin gjithashtu e përgatiti qeveria e paaftë e Zoran Zaevit dhe Tevdovskit” – u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Nga pushteti u përgjigjen projekt buxheti për vitin 2019 siguron më shumë rritje ekonomike, barazi sociale dhe më tepër para për qytetarët.

“Me buxhetin e vitit 2019 të përgatitur nga qeveria e LSDM-së, sigurojmë më shumë para për qytetarët, drejtësi sociale, paga më të larta, rritje më të lartë ekonomike dhe jete më të mirë për të gjithë qytetarët. Me këto politika, dhe përmes një sërë masash, ne krijojmë një sistem me vlera të ndryshme, paratë për t’iu kthen qytetarëve ndërsa ekonomia të rritet edhe më shumë” – deklaroi zëdhënësi i i LSDM-së, Konstandin Konstandinov.

Ndryshe propozim buxheti i vitit 2019 është i projektuar për rritje prej 3.2% të PBV-së. Të hyrat publike janë projektuar në 210.8 miljard denarë, kurse shpenzimet e përgjithshme në 228.5 miliard denarë.

Marketing
Exit mobile version