Thaçi: Askush nuk mund t’i mbajë të uzurpuara institucionet

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Kosovws Hashim Thaçi ka thënë se Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet e saj lidhur me dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër të vendit.

Marketing

“Theksoj se që qenësore për demokracinë në Kosovë është që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur, pa presione nga cilado palë. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet e shtetit dhe për këtë arsye ftoj të gjithë që t’i kontribuojmë forcimit të institucioneve dhe rendit”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë duhet ta respektojnë procesin elektoral të 6 tetorit 2019, të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyrë të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të kuvendit”.

Thaçi ka pohuar se vendimi i Kushtetueses nuk duhet të paragjykohet.

“Askush nuk e di cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Askush nuk duhet të paragjykojë se si do të jetë ai vendim. Të gjithë duhet punuar me kulturën më të lartë, askujt nuk i ndalohet komentimi por e kemi obligim ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe unë si president”.

Thaçi ka theksuar se askush nuk do të mund ta destabilizojë shtetin.