Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e rënies kujton dëshmorët Bekim Berisha dhe Bedri Shala.
Ai tha se ata do të kujtohen gjithmonë me respekt.
“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt”, ka shkruar Thaçi në Facebook.