Thaçi e uron kryeministrin e ri grek, i kërkon raporte të mira fqinjësore

CORRECTS DATE TO WEDNESDAY, NOV.22 Kosovo President Hashim Thaci is recognized in the House of Commons following Question Period Wednesday November 22, 2017 in Ottawa. THE CANADIAN PRESS/Adrian Wyld

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, duke i kërkuar raporte të mira ndër fqinjësore Kosovë-Greqi.

Marketing

Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se do të punojë për të ndërtuar raporte të mira bilatertale me palën greke, pasi sipas tij një gjë e tillë do të sillte përfitime fillimisht për dy shtetet, pastaj edhe për të gjithë rajonin.

“Përgëzime për Kyruakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren në zgjedhjet në Greqi. Do të përpiqem që të vazhdojmë punën për ndërtimin e raporteve të mira ndër fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, për përfitime t përbashkëta, dhe për përfitime të të gjithë rajonit”, ka shkruar Thaçi, raporton Gazeta Express.

Ky urim i Thaçit për kryeministrin grek ka ardhur edhe përkundër faktit që Greqia vazhdon të jetë një prej pesë vendeve të BE-së të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikë së Kosovës.

Përveç Greqisë, Kosovën vazhdojnë të mos e njohin si shtet edhe Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Marketing