I pari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se, vitin e kaluar është kurorëzuar shkatërrimi i organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe shtoi, se me këtë është planifikuar edhe zhbërja e PDSH-së nga skena politike. Thaçi tha se ka një dëshpërim te shqiptarët por për të dale nga kjo situate duhet punë dhe sakrificë
“Vitin e kaluar u kurorëzua shkatërrimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo është dëshpërim i madh por ka një shpresë të vogël se, me shkatërrimin e organizimit politik të shqiptarëve të Maqedonisë aka qenë e organizuar që të zhbëhet edhe PDSH-ja nga skena politike si faktor i vetëm politik që kishte program, platform dhe ide për të ecur para”, tha Thaçi.