Ballina Lajme Maqedoni Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar

Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar

Kryetari Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjen parlamentare në Maqedoninë e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht në votime.

Marketing

Lideri i PDSH-së ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë korrekte dhe demokratike, derisa ka shprehur shqetësimin se qytetarët maqedonas po kanë vështirësi për dalë në kutitë e votimit.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të jenë korrekt dhe demokratike të shkojnë mirë duke i përmbushur standardet demokratike. Kemi një shqetësim të përbashkët që megjithatë qytetarët kanë vështirësi në dalje, do të ishte mirë që të gjithë të mobilizohen”, tha ai.

Maqedonia e Veriut sot po mban ditën e tretë me radhë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Exit mobile version