Thaçi: Kurti i jashtëligjshëm, ka uzurpuar zyrën e kryeministrit të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka kursyer te shprehet ashper ndaj Albin Kurtit. Kreu i Shtetit ka deklaruar kete te hene se kryeministri në detyrë po sillet si i jashtëligjshëm, duke shtuar se ka uzurpuar zyrën e kryeministrit.

Marketing

Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike.
Thaçi nenvizoi se askush nuk duhet të ushtroje presion ndaj Gjykatës Kushtetuese per marrjen e vendimit per qeverine e re.

Të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme, siç janë deklaruar ata, në asnjë formë të mos pretendoj dikush që të bëj ndonjë presion prandaj, ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe pastaj ti dhënë opinionet tona dhe qëndrimet.

Ne ditet ne vijim pritet vendimi i gjykates Kushtetuese nese Avdullah Hoti do te jete ose jo kryeministri i ardhshem i Kosovës.