Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi shprehet i gatshëm që të bëj koalicion me BDI-në, me kusht që t’i jepet posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Express.
Thaçi thotë se një post të tillë do ia ofronte edhe Ahmetit, por ai shton se duke pasur parasysh që Ahmeti është i lodhur, ai synon postin e zëvendëskryeministrit.
“Unë jam shumë transparent. Ka edhe shumë miq të cilët ndërmjetësojnë që ta ndalim këtë garë të pakuptimtë dhe ne të bëjmë bashkëpunim dhe të dalim fitues absolut në këto zgjedhje që pastaj maqedonasit t’i pranojnë “bllanko” të gjitha kërkesat tona. Unë nuk i mbyll këta dyer. Nuk i këpus të gjitha urat me BDI-në. Një urrë do ta lë të hapur, para dhe pas zgjedhjeve. Unë kam një parakusht për BDI-në. Për ata mund të duket komedi por ai është i dobët. Parakushti është që të nisin bisedimit që ata të pajtohen që unë ta marr postin e zëvendëskryeministrit. Jo në këtë formë që është me katër zëvendëskryeministra. Por një zëvendëskryeminsitër me kompetenca të nënshkrimit të secilit projektligj që shkon në parlament. E tjerat jam i gatshëm që ti bisedoj”, tha Thaçi në një intervistë për Gazetën Express.
Thaçi madje thotë që Ahmeti është i dërmuar politikisht dhe se partinë e tij e ka marrë LSDM-ja, duke iu referuar raporteve të afërta që pretendon se i kanë disa funksionarë të BDI-së me LSDM-në. Thaçi thotë se në rast se nuk arrihet një koalicion me BDI-në, atëherë partia e Ahmetit do të jetë oponenti i tij politik duke mos i llogaritur partitë tjera.
“Ali Ahmeti është i dërmuar politikisht. Partinë ja ka marr LSDM-ja. Ahmeti është një figurë si një nuse që e dërgojnë nëpër festa të ndryshme. Ai nuk e kontrollon dot partinë e tij. Në momentin kur e shoh se ai është në siklete të mëdha dhe shumë i lodhur nuk e kam atë veti që njerëzit kur janë të dobët të i sulmojë në mënyrë të ashpër. Vazhdon të jetë konkurrenti im i vërtetë. Vazhdona BDI-ja të jetë kundërshtari politik dhe oponenti politik i PDSH-së dhe do të mundohem që me ndihmën e shqiptarëve t’i mundi”.