Thaçi në OKB ia numëron Vuçiqit krimet e kryera në Kosovë, e porosit të mos bëj drama

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi iu ka përgjigjur homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke i thënë se dihet kush është viktima dhe kush agresori.
“Nuk ka dhe nuk do të ndodh rishkrimi i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin 20-të, prandaj duhet të shikojmë pa drama, pa teatër, pa spektakle, por të pranojmë realitetin. Me që përmendem gjëra jo të qëndrueshme, detyrohem të numëroj ca fakte para jush: I pëlqeu dikujt apo jo, shteti i Serbisë në Kosove ka vrare 13 mijë e 500 civil shqiptar. Aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për 13 mijë e 500 civil shqiptarë të vrarë, asnjë i akuzuar, e lëre më i dënuar. Për 20mijë femra shqiptare të dhunuara, asnjë i akuzuar.. 1 milion shqiptar të dëbuar nga shteti i Serbisë. 40% e arkitekturës e shkatërruar. I akuzuar Slobodan Milloshevic po i padënuar. 400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbice, 160 të vrare, njerëz të moshuar, gra fëmijë. Në Krushë, 250 civilë të vrarë; gra, pleq fëmijë, 64 të pagjetur, askush i dënuar. Në fshatin Mehë 360 civilë të vrarë. Në fshatin studime 160 të vrarë. Vazhdojmë me Reçak, Obri, e masakra të tjera”, ka thënë presidenti Thaçi.

Marketing

Thaçi ka theksuar se disa nga luftëtarët e Kosovës kanë kaluar, nëpër procedura të drejtësisë së misionit të OKB-së dhe UNMIK-ut, paralelisht me Tribunalin e Hagës, Eulex-it tash e 20 vite.

“Kosova, duke dashur të tregojë përgjegjësinë e lartë shtetërore, duke besuar në drejtësi, partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në, e ka themeluar vetë dhomat e specializuara dhe do t’i përgjigjet autoriteteve të tyre në një proces të përgjegjshëm”.

Presidenti ka shtuar se pavarësisht se jemi viktima, sot në Kosovë më tepër ka të dënuar shqiptar për krime lufte, sesa serb, ndërsa, në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për spastrimin etnik dhe 400 masakrat e kryera në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/

Marketing