Pas suksesit historik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të15 korrikut në Maqedoninë së Veriut, ku partitë shqiptarë arritën të fitojnë 32 mandate deputetësh, është deklaruar në një prononcim ekskluziv për gazetën “KOHA” edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të realizojnë të drejtat e tyre legjitime. Duke i përgëzuar për këtë sukses zgjedhor, uroj që partitë politike shqiptare të marrin vendim strategjik për te mirën e tyre dhe të Maqedonisë së Veriut. Një kryeministër shqiptar atje, do të ishte një arritje historike për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka deklaruar për gazetën “KOHA”, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (D.J/Koha.mk)