Thaçi: PDSH gati për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i PDSh-së Menduh Thaci vlerëson partia e tij është e gatshme për zgjedhje.Sipas tij,afati më i volitshëm për t’u mbajtur zgjedhjet është prej ditës së Bajramit, 20 apo 22 ditë më tutje. ‘Kjo do të ishte një mundësi e artë e shqiptarëve që nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të bëjnë një ndryshim të madh kapital kadrovik të kuadrove të pa-afta të BDI-së sidomos në institucionet e shëndetësisë ,duke pasur parasyshë se lufta me koronavirusin do të vazhdojë. Partia Demokratike Shqiptare është e mendimit se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen dhe ne jemi gati dhe të përgaditur që menjëherë pas ditës parë të Bajramit të vazhdojmë kampanjën-tha Thaçi.

Marketing
Marketing