Ballina Lajme Kosovë Thaçi telefonon Metën dhe Ramën për tërmetin, FSK në gatishmëri

Thaçi telefonon Metën dhe Ramën për tërmetin, FSK në gatishmëri

Kosova shpreh solidaritetin me Shqipërinë për tërmetin. Presidenti Hashim Thaçi thotë se “me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”.

Marketing

Thaçi gjithashtu thotë se ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.

“Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë” shkruan Thaçi.

Kryeministri italian telefonon Ramën, i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë

Kryeministri i vendit, Edi Rama pas tërmeteve të forta që prekën vendin është telefonuar nga kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e tërmetit të rëndë që ra mbi vendin tonë.
Pak më parë shefi i qeverisë anuloi vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht Edi Rama ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe nga ora në orë pritet të mbërrijë në Tiranë.

Marketing
Exit mobile version