Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se nuk është më pjesë e Frontit Europian.

Marketing

“100 ditë janë pak për të analizu drejt punën e një qeverie. Arsyeja se përse kam mungu në 100 ditëshin e qeverisjes që organizoi Fronti Europian është se unë dhe PDSH-ja nuk do të jemi më pjesë e Fronti Europian”, tha Thaçi në “Klan Debat”.

Thaçi poashtu tha se Qeveria aktuale mori grusht të fortë kur BE ndau Maqedoninë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit të vendit në BE.

“Kjo qeveri e ka pasur një prirje negative ndaj procesit euro-integrues, ndaj edhe veprimet e qeverisë së kaluar duke nënshkruar marrëveshje paqësore e duke qenë pro BE-së, i nxiti maqedonasit të votojnë më mendësinë e dikurshme nacionaliste. U treguan kundër marrëveshjes së Prespës, kundër marrëveshjeve tjera paqësore, mirëpo tani e pamë që grushti më i fortë për këtë Qeveri është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së”, tha Thaçi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Menduh Thaçi ishte pjesë e Fronit Europian e cila udhëhiqej nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Thaçi si pjesë e Frontit Europian u zgjodh deputetë në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

Marketing