Ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi.
Ish-presidenti Thaçi është deklaruar i pari i pafajshëm.
“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.
Edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin fillestar se është i pafajshëm.
Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm.
“E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.
Edhe Rexhep Selimi është deklaruar plotësisht i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi në Hagë.
Edhe Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë se aktakuzën e kupton por nuk pajtohet me të në asnjë pikë.