Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.
Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.
Simptomat e Tharjes Së Syrit
• Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
• Kruarje dhe djegie e syrit,
• Sklepa në sy,
• Ndjeshmëri ndaj dritës,
• Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
• Lëngëzim të syve,
• Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.
Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Tharjes së Syrit
Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore. Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve. Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.
Vaji i Arrës Së Kokosit
Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës. Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta. Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.
Kastraveci
Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.
Kosi
Kosi përmban vitaminat D, B dhe A. Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë. Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.
Kompresa Me Ujë Të Ngrohtë
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta. Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre./AgroWeb